FOTO/ Ja si duket stadiumi i ri i Korçës, zbulohen tre projektet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 12:38

FOTO/ Ja si duket stadiumi i ri i Korçës, zbulohen tre projektet

Në Korçë ka nisur gara për stadiumin e ri që do të ndërtohet, teksa ditën e sotme janë zbuluar dhe tre projektet.

Collage Maker-02-May-2023-11-18-AM-6701

Projekti i parë erdhi nga “ARCHEA”, i cili solli idenë e krijimit të një parku mjaft të madhe dhe të lidhet me bulevardin që lidhet me katedralen. Një stadium që mban një kapacitet prej 10 mijë njerëzish dhe që gjithashtu mund të përfshijë aktivitete ditore, si dyqane, lokale, restorante etj.

Stadiumi është në formën e një katedrale. Është tërësisht i mbuluar dhe tifozët nuk do të lagen dot nga shiu kur ndjekin ndeshjet. U theksua që gjithashtu në këtë projekt mund të ketë hotele, sheshe dhe apartamente.

bandicam 2023-05-02 11-04-47-104

bandicam 2023-05-02 11-06-48-880

13

14

Projekti i dytë erdhi nga studio “CEBRA”. Kjo studio solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj. dhe jo vetëm.

bandicam 2023-05-02 11-10-33-528

bandicam 2023-05-02 11-12-19-301

Projekti i tretë erdhi nga “RICARDO BOFILL”, i cili solli një ide me një stadium në stilin e një ndërtese. Ata sollën idenë e një qyteti të vogël të ndërtuar rreth stadiumit, ku do të përmbante gjithashtu hotele, apartamente, parqe, fusha dhe pishinë për aktivitete të ndryshme ditore.

123

124

bandicam 2023-05-02 11-17-28-717

Fituesi i këtij projekti do të shpallet po ditën e sotme, në orën 16:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"