FOTO/ Italia zbarkon në Londër, Spinacola me paterica në mbështetje të “axurrëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2021 | 18:44

FOTO/ Italia zbarkon në Londër, Spinacola me paterica në mbështetje të “axurrëve”

Italia ka zbarkuar pasditen e sotme në Londër aty ku do të ndeshjet me Anglinë për finalen e Kampionatit Europian.

manco

‘’Axurrët’’ nuk kanë dashur të udhëtojnë më herët drejt Anglisë pasi nuk dëshironin të humbnin përqendrimin. Përveç Roberto Mançinit dhe yjeve të skuadrës, së bashku me ta ka udhëtuar dhe mbrojtësi Leonardo Spiancola i cili fatkeqësisht nuk do të jetë pjesë e finales së madhe.

spina

Spinacola u dëmtua në sfidën kundër Belgjikës pas një dëmtimi që pësoi në thembrën e Akilit ku dhe u operua. Operacioni ishte mjaft i vështirë dhe do ta lërë futbollistin jashtë fushës së blertë për 6 muaj, por kjo nuk e ka penguar që të udhëtojë me kombëtaren e tij që ta mbështesë.

ital

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"