FOTO/ Ishte pjesë e Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, mesfushori dorëhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 23:45

FOTO/ Ishte pjesë e Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, mesfushori dorëhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare

Mesfushori spanjoll, Havi Garsia, ka deklaruar se do të dorëhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Collage Maker-22-Jun-2022-11.43-PM

Këtë e ka bërë me dije vetë Garsia, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë krahë të tij për këto 18 sezone.

Ai ka luajtur për emra të mëdha të futbollit europian si Reali i Madridit, Benfika, Mançester Siti dhe Zenit, por gjithashtu dhe për Osasunën, Real Betisin dhe në fund për Boavistën.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"