FOTO/ Incidenti me Lëklerkun, ja pamja dhe çmimi i orës së vjedhur së pilotit të Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 14:17

FOTO/ Incidenti me Lëklerkun, ja pamja dhe çmimi i orës së vjedhur së pilotit të Ferrarit

Udhëheqësi i kampionatit botëror të Formula 1, Sharls Lëklerk, iu grabit ora prej 265,000 paund teksa po nënshkronte autografe në Itali të hënën e Pashkëve.

ora 1

Lëklerk ishte jashtë me miqtë në Viarexhio në Toskanë ai iu afrua te fansat për autografe dhe foto.

Leklerk, i cili ishte jashtë me trajnerin personal Andrea Ferrari, kuptoi se ora e tij “Richard Mille” e cila ishte përshtatur me ngjyrat e flamurit të Monakos nuk ishte më në dorën e tij.

ora

Kjo ngjarje ndodhi në një rrugë pa shumë ndriçim dhe Ferrari dënoi atë që kishte ndodhur, ndërsa akuzoi Komunën e Viarexhos për lënien e rrugëve pa ndriçim, teksa tha se prej kohës i kishin sinjalizuar për mungesën e dritave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"