FOTO/ Iku nga Shkodra prej nënës, lojtari i Vllaznisë jep lajmin e trishtë: Ajo është në paqe tani!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 10:33

FOTO/ Iku nga Shkodra prej nënës, lojtari i Vllaznisë jep lajmin e trishtë: Ajo është në paqe tani!

Prej disa javësh, lojtari i Vllaznisë, Hygor Guimaraesh, ishte larguar nga Shkodra drejt Brazilit, për të qëndruar pranë familjes së tij, pasi nëna e tij kishte probleme me shëndetin.

hygor vllaznia

Mëngjesin e sotëm, nëpërmjet disa postimeve në “Instagram”, Hygor ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij, se nëna e tij për fat të keq kishte ndërruar jetë. Ai i ka kushtuar një mesazh nënës, si dhe falenderon të gjithë miqtë e shumë për ngushëllimet.

“Pusho në paqe nëna ime. Do të të dua gjithmonë, dhe do jesh gjithmonë dashuria ime e madhe. Faleminderit për të gjithë mësimet dhe që më formove si një njeri me dinjitet dhe karakter” – shkruan fillimisht Hygor.

hygor

Më tej, ai ka postuar një foto ku fytyra e nënës së tij shihet e bërë tatuazh, dhe shkruan: “Do të të dua gjithmonë”.

ga

Edhe një falënderim në fund për miqtë, që e kanë ngushëlluar: “Faleminderit të gjithë miqve që më kanë shkruar. Ndjesë që nuk i jam përgjigjur dot të gjithëve. Faleminderit për lutjet tuaja. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do e kaloja këtë situatë kaq herët. Por, Zoti do të na ngushëllojë. Ajo është në paqe tani dhe pa vuajtje”.

41

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"