FOTO/ Ikën 10 lojtarë dhe erdhën 9, ndryshimi total i Kukësit pas merkatos (LISTA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 19:46

FOTO/ Ikën 10 lojtarë dhe erdhën 9, ndryshimi total i Kukësit pas merkatos (LISTA E PLOTË)

Klubi i Kukësit ka qenë ai i cili ka bërë më shumë lëvizje mes skuadrave të Superiores gjatë merkatos së janarit, duke bërë revolucion të plotë në radhët e tij.

Kukesi

Janë 10 lojtarët që i kanë dhënë lamtumirën Kukësit, me pjesën më të madhe të tyre që ishin afrime në merkaton e verës, por që qartësisht nuk bindën në kontributin që dhanë për verilindorët. Ndërkohë, edhe afrimet kanë qenë të shumta me 9 emra që u janë bashkuar verilindorëve, kryesisht përforcime në sulm ku ka shfaqur mangësi, por edhe emra të rinj me të cilët klubi ka lidhur kontrata afatgjata.

kukesi (1)

Tani, do të jetë në dorën e Hallaçit që të vërë në punë të gjitha prurjet e reja, me ekipin e tij që ka ndryshuar në mënyrë drastike brenda pak javësh sa i përket përbërjes së futbollistëve që kishte në dispozicion.

kukes 1 (1)

PANORAMASPORT.AL