FOTO/ I shkatërrohet makina, delegati i FSHF-së akuzon shkodranët: Incident që njollos qytetin, organizatorët ishin inekzistentë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:27

FOTO/ I shkatërrohet makina, delegati i FSHF-së akuzon shkodranët: Incident që njollos qytetin, organizatorët ishin inekzistentë

Barazimi i Vllaznisë në shtëpi ndaj Laçit, ka sjellë reagime te tifozeria vendase të cilët, nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë.

Collage Maker-25-May-2023-07-03-PM-6142

Tensioni ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, ku tifozeria shkodrane ka dëmtuar makinën e delegatit të FSHF-së, Alban Tafaj. Në një prononcim pas ndeshjes, Tafaj ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, duke qenë se janë treguar inekzistentë në stadium.

“Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet. Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne.

Më ka indinjuar gjesti në Shkodër sepse na kanë duartrokitur edhe kur kemi fituar por e kam më shumë me organizatorët që ishin inekzistentë”, tha Tafaj për “Oversport”.

bandicam 2023-05-25 18-53-04-528 bandicam 2023-05-25 18-53-36-072

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"