FOTO/ I shënoi Arsenalit, lojtari i Atletiko Madridit feston me shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 17:20

FOTO/ I shënoi Arsenalit, lojtari i Atletiko Madridit feston me shqiponjë

Arsenali ka dështuar në testin e parë të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Unai Emeri. Skuadra londineze ka humbur nga 11-metërshat në ndeshjen ku përballë kishin Atletikon e Madridit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte festimi i lojtarit Luçiano Vieto cili shënoi golin e vetëm për ekipin spanjoll.

luciano-vietto

Argjentinasi pasi shënoi golin ka bërë festimin me shqiponjë që është kthyer në një trend në kohët e fundit. Deçiziv për ekipin e Atletikos ishte portieri Antoni Adan i cili bëri dhe debutimin e tij duke arritur të presë 3 penallti ndaj londinezëve. Rezultati i penalltive përfundoi 3-1 në favor të spanjollëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"