FOTO/ I dëmtuar, por bën detyrën e kapitenit, Musolli pret krahëhapur Shehin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 22:45

FOTO/ I dëmtuar, por bën detyrën e kapitenit, Musolli pret krahëhapur Shehin

Kapiteni i Kukësit Besar Musolli zbarkoi në fushë për të pritur trajnerin e tij të ri Orges Shehi.

89037666_2098923573586312_8344340162922151936_o

Megjithëse i dëmtuar në sy gjatë sfidës së fundit kundër Teutës në Durrës 2-2, 31-vjeçari i ka uruar mirëseardhjen teknikut durrsak, i cili pritet të sjellë kthesën pozitive te verilindorët.

Klubi i Kukësit bën me dije se Musolli do të mungojë për takimin kundër Vllaznisë, ndërsa do të vazhdojë fazën e rikuperimit të plotë për të qenë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit të ri sa më shpejt.

Ai u përplas kokë më kokë me futbollistin e Teutës Vilën gjatë një dyluftimi ajror në takimin e ditës së shtunë. Si pasojë e dëmtimit, ai u transportua me ambulancë në spitalin e Durrësit dhe doli brenda ditës.

89104225_2098923726919630_5955318532131520512_o

89092663_2098923673586302_2960010624823721984_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"