FOTO/ I bëri gjëmën Interit në Champions, Ansi Fati “tërbon” edhe fanset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 21:06

FOTO/ I bëri gjëmën Interit në Champions, Ansi Fati “tërbon” edhe fanset

Ndonëse vetëm disa muaj më parë ka mbushur 17 vjeç, Ansu Fati është kthyer në një personazh të adhuruar në Katalonjë dhe jo vetëm. Jeta e talentit të Barcelonës ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme në vetëm pak muaj. 

fATI

Nga një i panjohur, ai tashmë është bërë një prej lojtarëve më të dashur nga tifozët, veçanërisht nga femrat. Djaloshi ndalohet kudo nga fanset, të cilat i kërkojnë autografe dhe foto.  Kujtojmë që Fati këtë sezon është aktivizuar gjithsej në 13 ndeshje zyrtare, duke shënuar 3 gola, 1 prej tyre në Champions.

bARCA FATI

Ky gol i dha suksesin 1-2 Barcelonës duke i njollosur një sezon thuajse perfekt Interit të Antonio Kontes, me zikaltrit që i dhanë lamtumirën për të dytin vit radhazi që në fazën e grupeve, duke treguar edhe një herë limitet e tyre në arenën europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"