FOTO/ Humbi penalltinë me Vllazninë, reagon Skuka: Zhgënjimin që pësuat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 14:39

FOTO/ Humbi penalltinë me Vllazninë, reagon Skuka: Zhgënjimin që pësuat…

Partizani u mposht dje nga pikat e 11-metërshave nga Vllaznia, ku ndeshja në 120 minuta lojë përfundoi në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

F. Hazisllari

F. Hazisllari

Protagonist ishte sulmuesi i të kuqve Xhuliano Skuka, i cili ishte i pari dhe i vetmi që humbi penalltinë që eliminoi Partizanin nga Kupa.

Së fundmi qendërsulmuesi i “demave” ka reaguar me anë të një “Story” në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se tani më shumë se kurrë dëshiron besimin e tifozëve:

“Ndoshta zhgënjimin që pësuat sot nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe të rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj.”, shkroi Skuka.

278182907_395019548851131_5523655684801622610_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"