FOTO/ Humbi ndeshjet e Shqipërisë, Strakosha në klinikë. Mëson lajmin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 23:22

FOTO/ Humbi ndeshjet e Shqipërisë, Strakosha në klinikë. Mëson lajmin e fundit

Tomas Strakosha është gati t’i rikthehet fushës. Gardiani kuqezi ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus te Lacio dhe sot është paraqitur në klinikën e Lacios “Paidea” për të kryer ekzaminimet e tjera mjekësore rreth kondicionit fizik.
auto_thomas-strakosha-salzburg-lazio-europa-league_5hxq3xmex3hezzbi0v2146q51590526480
Gardiani i Shqipërisë humbi ndeshjet e fundit të kombëtares pasi kishte rezultuar me koronavirus së bashku me shokun e skuadrës Imobile dhe disa të tjerë. Tashmë, të dy lojtarët kryesorë të bardhekaltërve e kanë lënë pas koronavirusin dhe do të vendosen në dispozicion të teknikut Simone Inzagi.

Mungesat e vazhdueshme me Lacion në ndeshjet e fundit si dhe me ekipet kombëtare shkaktuan një kaos të vërtetë te kampi bardhekaltër, pasi klubi u akuzua se kishe fshehur rezultatet e vërteta të tamponëve, edhe pse futbollistët ishin infektuar me COVID-19. Tashmë, te Lacio kthehet qetësia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"