FOTO/ Humbi ndeshjen historike, Muriqi bën liderin për Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 11:49

FOTO/ Humbi ndeshjen historike, Muriqi bën liderin për Kosovën

Edhe pse nuk do të luajë sot në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi tregon se është gjithmonë shpirtërisht me skuadrën “Dardane”.
muriqi
Përpara ballafaqimit me Maqedoninë e Veriut në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve (takim me rëndësi për kualifikim në EURO 2021), futbollisti i Lacios i dërgon mesazh inkurajues shokëve të skuadrës për të dhënë gjithçka sot në fushë kundër rivalëve fqinj.

“Suksese, djem! Unë dhe gjithë Kosova, zemrën e kemi me ju!”, shkruan Muriqi.

Muriqi nuk është lejuar nga klubi i tij Lacio për t’iu bashkuar Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit tetor.

muriqiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"