Postuar: Tetor 10, 2017 | 16:51
FOTO/ Horror në Izrael, tifozi me thikë futet në fushë dhe kërcënon Iskon
Të tmerrshme ishin pamjet që ofronte fusha e Izraelit, teksa luhej ndeshja e fundit kualifikuese për grupin G, Izrael – Spanjë. 6 persona pushtuan fushën e blertë, duke shmangur kontrollet policore.
Por një agjent sigurie nga vendi i Lindjes së Mesme tha se një prej tifozëve u veçua nga pesë të tjerët, dhe teksa mbante një thikë në xhepin e tij, u drejtua për tek Isko.
Ndërkohë, në një deklaratë nga federata e futbollit, thuhej: “Sipas informacioneve që kemi, nuk ka prova se dikush nga ata që u futën në fushë kishte një thikë dhe nuk e dimë nga erdhi ky informacion. Do përgatisim një padi ndaj tifozëve që thyen rregullat në stadium.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"