FOTO/ “Historia nuk mund të ndryshohet me ‘photoshop’ “, Asani jep mesazh domethënës pas takimit me Gegën: Kampionët nuk ndahen kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 23:23

FOTO/ “Historia nuk mund të ndryshohet me ‘photoshop’ “, Asani jep mesazh domethënës pas takimit me Gegën: Kampionët nuk ndahen kurrë

Marrëdhënie e trajnerit të Kukësit Skënder Gegës me disa prej lojtarëve të Partizanit, sidomos me grupin që fituan titullin kampion është tepër e fortë.
gega-asani-1
Futbollisti i rikthyer te të kuqtë Jasir Asani ka shfrytëzuar ditën e sotme për t’u takuar me Gegën. Lidhja e fortë dhe respekti ndaj 56-vjeçarit përforcohet nga vetë fjalët e Asanit, i cili shkruan se “kampionët nuk mund ta ndahen kurrë” dhe se “historia e shkruar nuk mund të ndryshohet me photoshop”.

“Kampionët kurrë nuk ndahen, edhe pse jemi në fronte të ndryshme. Në ‘photoshop’ mund të ndryshosh, por jo historinë. Respekt!”, shkruan Asani, i cili është treguar nostalgjik për sezonin emblematik 2018-2019, kur të kuqtë fituan titullin kampion pas 26 vitesh nën drejtimin e Skënder Gegës.

Asani jep mesazhin domethënës se pavarësisht pozicioneve, kontributi i Gegës nuk mund të harrohet kurrë te të kuqtë.

asani gega

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"