FOTO/ Hamilton arrin “pole position”, Fetel përfundon shumë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2018 | 14:56

FOTO/ Hamilton arrin “pole position”, Fetel përfundon shumë larg

Luis Hamilton vazhdon të jetë pretendenti kryesor për garën e Çmimit të Madh të Japonisë, por edhe për titullin kampion. Piloti i Mercedes arriti të siguronte “pole position” për garën e nesërme, ndërsa nga ana tjetër piloti numër 1 i Ferrari, Sebastian Fetel nuk ka arritur të marrë më shumë se vendin e nëntë.

Hamilton

Pilotët e Mercedes dolën në fillim kur pista ishte ende e thatë dhe vendosën kohë të mirë, ndërsa Ferrari ndoqni një strategji krejtësisht të gabuar me Raikonen i cili zuri vendin e katërt, ndërsa Fetel siç u tha dhe më lart përfundoi në vendin e 9.

43206417_504865059977375_4385357927876132864_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"