Postuar: Shtator 24, 2022 | 14:22
Hallaçi poston foton me Peter Pakultin: Viti i parë si zv.trajner i Kukësit, të punosh me staf austriak…
Trajneri i Kukësit U-21, Rraman Hallaçi ka postuar një foto në kohën kur ishte zv.trajner i Kukësit kur në pankinë ishte austriaku Peter Pakult.
Hallaçi ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Instagram” me Peter Pakultin dhe asistentin e tij Kristian me mbishkrimin se në atë kohë te Kukësi nuk ekzistonte vonesa duke bërë ironi:
“Viti i parë si zv.trajner i Kukësit. Të punosh me staf austriak kupton çfarë do të thotë një minutë me vonesë në stërvitje. Nisja në orën 12:00 dhe stërvitja 12:01.”, ishte postimi i Hallaçit.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"