FOTO/ Gjimshiti shkëlqen edhe në Athinë, 92% të pasimeve të sakta. Ja nota dhe statistikat e mbrojtësit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2022 | 20:52

FOTO/ Gjimshiti shkëlqen edhe në Athinë, 92% të pasimeve të sakta. Ja nota dhe statistikat e mbrojtësit të Kombëtares

Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti me rezultatin 0-3 Olimpiakosin në Athinë, duke arritur kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Golat për zikaltërit e Gasperinit u shënuan nga Maehle në minutën e 40-të dhe ukrainasi Malinovski që realizoi dopietë në minutat 67-të dhe 69-të.

Gjimshiti

Meritë absolute në këtë kualifikim të merituar të Atalantës ka padyshim mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti, i cili në sfidën e parë realizoi dopietë në fitoren 2-1 me përmbysje, ndërkohë që në sfidën e sotme, ishte një nga më të dalluarit e repartit difensiv.

Gjimshiti, u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Saktë kirurgjikale për sa i përket pasimeve. Në statistikat e bëra publike, rezulton se 92% e pasimeve të kryera nga shqiptari në ndeshjen e sotme ishin të sakte. Gjithashtu mbrojtësi fitoi 7 nga 12 duele me kundërshtare.

STATISTIKAT DHE NOTA SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Gjimshiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"