FOTO/ Gjici i bën “zbor” duhanit, trajnerët kapen me arbitrin. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 18:31

FOTO/ Gjici i bën “zbor” duhanit, trajnerët kapen me arbitrin. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Bylis

Kukësi-Bylisi u ndoq nga vetëm 300 tifozë, një shifër gati qesharake kur bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë Superiore. Megjithatë, “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të këtij takimi. 

Shkurtaj vs Bylis

* Të dy presidentët, si Gjici edhe Kapllanaj, e panë ndeshjen në tribunën VIP. Në fund, të dy kanë dalë të mërzitur nga stadiumi, Kapllanaj për humbjen, ndërsa Gjici për lojën.

Madje, numri një i verilindorëve për asnjë moment nuk e hoqi cigaren nga dora. Gazeta fotografoi tavllën e duhanit aty ku ishte ulur, teksa me dhjetëra cigare ishin shuar dhe ajo që binte në sy ishin paketat me mbishkrim grek.

Gjici duhani (1)

* Kukësi kishte ardhur në këtë ndeshje jo me një ekip të plotë, pasi në stol kishte vetëm pesë lojtarë rezervë.

* Si Duro ashtu edhe Dovedan kanë pretendimet e tyre ndaj kryesorit Koçi, ashtu si edhe mbrojtësi Bicaj nga stoli. Madje, në një moment ndërhyn gjyqtari i katërt Ziri për ta ulur në pankinë.

* Në dy raste tifozët kuksianë i kërkojnë gjyqtarit Koçi të akordojë kartonë të verdhë për ndërhyrjet e lojtarëve miq dhe durrsaku ua bën “qefin”, duke i nxjerrë kartonin.

Musolli dhe Murataj

* Në një moment Teqja bën një ndërhyrje dhe shkakton faull, por, me sa duket, nuk është dakord me vendimin dhe debaton. Në këto momente dëgjohet Duro nga pankina, duke thërritur Teqjen. Trajneri ia bën me shenjë që të mos flasë më.

* Ndryshe nga ndeshjet e tjera, në këtë përballje kishte pak më tepër atmosferë. Një grup i vogël kishin udhëtuar nga Ballshi, ndërsa në total bëhet fjalë për afro 300 tifozë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"