FOTO/ Gjest fantastik nga Vlora, ish-lojtarët e viteve ‘80 – ‘90 ndihmojnë familjet në nevojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2020 | 0:06

FOTO/ Gjest fantastik nga Vlora, ish-lojtarët e viteve ‘80 – ‘90 ndihmojnë familjet në nevojë

 Veteranët e Flamurtarit të madh të viteve ’80-’90, janë mbledhur sot përpara teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku kanë grumbulluar ndihma për familjet që janë në nevojë. Si pasojë e kufizimeve dhe problematikave ekonomike që janë thelluar edhe në shumë nga situata e krijuar nga Covid 19, ish-futbollistët vlonjatë kanë menduar të japin shembullin e tyre, duke qenë kontribuues për familjet në nevojë të Vlorës dhe të moshuarit. 3 (1)

Emra si Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Përparim Lushaj, Rrapo Taho, Luan Birçe, Eqerem Memushi, Latif Gjondeda, Roland Iliadhi, Vangjel Laluci, Saimir Haxhiu, Gerd Haxhiu etj., janë kontribuuesit. Legjendat vlonjate e cilësojnë këtë iniciativë si kthim me mirënjohje i duartrokitjeve të zjarrta që këta njerëz sot në nevojë ju dhuronin në atë kohë në aktivitetin e tyre sportive.

DEKLARATA

Për “Panorama Sport” folën tre ish-lojtarë të Flamurtarit, si Roland Iljadhi, Përparim Lushaj dhe Saimir Haxhiu.

Roland Iliadhi: “Si të gjithë të tjerët, edhe ne morëm një vendim si veteranë të Flamurtarit që të kontribuojnë sadopak për familjet në nevojë. Të ndihmojnë ata të moshuar që nuk kanë të afërmit këtu, por i kanë të larguar dhe nuk kanë mundësi të dalin për të bërë një pazar.2 (1)

Pavarësisht se ata janë brenda në shtëpitë e tyre, ka ardhur koha të na ndiejnë edhe ata nga afër ne, siç i kemi ndierë ata në ato ditët e bukura të futbollit që na kanë mbështetur. Në momentet e vështira ka ardhur koha që t’i mbështesim edhe ne. Kjo mbase nuk është ndonjë ndihmë e madhe, por të dinë edhe ata që i vlerësojmë dhe u qëndrojmë afër në çdo moment të jetës së tyre”.

Përparim Lushaj: “Ne jemi një grup veteranësh të Flamurtarit që kemi një vit që jemi bashkuar dhe realizojmë disa aktivitete sportive. Në kuadër të kësaj situate që po kalojmë, vendosëm që së bashku të ndërmarrim këtë iniciativë dhe të bëjmë disa pako me ushqime për njerëzit që kanë nevojë. Gjithçka me aq mundësi sa ne kemi. Mendoj se është diçka e mirë që të ndihmojmë ato familje që në këtë situatë janë në pamundësi ekonomike”..4 (1)

Saimir Haxhiu: “Një nismë shumë interesante që unë e përqafova. Jo vetëm të mblidhemi bashkë me njëri-tjetrin, por edhe për të dhënë kontributin tonë për familjet në nevojë të qytetit të Vlorës.

Këto familje ne na kanë duartrokitur kur kemi qenë në aktivitet sportiv dhe t’ua kthejmë mbrapa në këto momente që ato kanë më shumë nevojë për çdo ndihmë, qoftë edhe tonën. Kjo nismë nuk do të përfundojë këtu, por do të ketë edhe të tjera në vazhdim”.

1 (1) 5 (1) 6 (1) 7 (1)

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"