FOTO/ Gara e fundit e “Doktorit”, Rosin e ndjek ikona e futbollit botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2021 | 14:25

FOTO/ Gara e fundit e “Doktorit”, Rosin e ndjek ikona e futbollit botëror

Po zhvillohet në këto momente gara e Moto GP , në pistën ‘RIkardo Tormo’. Për ndjekësit e këtij sporti është një moment i veçantë pasi është gara e fundit e Valentino Rosit. Në këtë ditë kaq të veçantë italiani ka një mbështetës shumë të veçantë.

rosi

 

Ish-lojtari I futbollit, Ronaldo Fenomeni është present dhe po ndjek garën e fundit të ‘Doktorit’. Siç dihet Rosi është një fans i zjarrtë i Interit, sidomos në kohën kur Ronaldo ishte pjesë e ziklatërve. Ndoshta prezenca e brazilianit do të sjellë një mrekulli.

Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto Gp-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti. Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.

ron

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"