FOTO / Gafë e pabesueshme te Bajerni, ylli i ri i skuadrës luan me fanellën e gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 23:56

FOTO / Gafë e pabesueshme te Bajerni, ylli i ri i skuadrës luan me fanellën e gabuar

Duket se kaosi i shkaktuar nga COVID në këtë periudhë te Bajern Mynih ka mbërritur në të gjitha nivelet, edhe te magazinierët. Këta të fundit kanë prodhuar sot një gafë të pazakontë për bavarezët, të cilët kanë një nga klubet më të organizuar në botë.

musialaaaaa

Shumëkush ka mbetur i çuditur kur ka parë Xhamal Musiala të hyjë në fushën e lojës në pjesën e dytë ndaj Borusia Mynshengladbah me një fanellë që mbante mbi shpinë emrin e Toliso. Në pjesën e parë, ai kishte luajtur me fanellën e tij me numrin 42 dhe me emrin e saktë. Por në pushim, pasi janë ndërruar fanellat, ka ndodhur një gafë e pabesueshme për këto nivele.

musiala

Lojtari luajti gjithë pjesën e dytë me këtë fanellë e sigurisht që kjo ngjarje u bë hit në rrjetet sociale. Shkaku i ngatërresës mendohet të jetë fakti që Toliso mban numrin 24 në shpinë të bavarezët dhe me sa duket dikush nga magazinierët nuk ka qenë edhe aq i vëmendshëm kur ka bërë gati bluzat për duelin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"