VIDEO/ Gafa e rëndë e televizionit portugez, ngatërron futbollistin e Atletikos me trafikantin e drogës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 23:18

VIDEO/ Gafa e rëndë e televizionit portugez, ngatërron futbollistin e Atletikos me trafikantin e drogës

Një gafë e rëndë e televizionit portugez CMTV është duke bërë xhiron e internetit. Teksa po raportonte një aksion të policisë, që kishte kapur në flagrancë trafikantin e drogës Serxhio Konteras, i cili njihej me pseudonimin Koke, në ekranin e televizionit u shfaqën pamjet e futbollistit të Atletiko Madridit, Koke.

Koke

Trafikanti i arrestuar në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit, teksa ishte aktivizuar në Spanjë me Malagën, por nuk kishte lidhje me mesfushorin e Atletikos. Futbollisti spanjoll krejt pa pritur e ka parë veten të përfshirë në një bandë trafikantësh!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"