FOTO/ Gafa e FSHF-së, e bën Eros Grezdën 2 vite më të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 13:49

FOTO/ Gafa e FSHF-së, e bën Eros Grezdën 2 vite më të madh

Mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda feston sot ditëlindjen e tij të 23-të. FSHF nuk e ka prishur traditën dhe e ka uruar futbollistin gjakovar, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, por nuk ka shkuar dhe aq mirë.

Grezda2

Në urimin e FSHF-së shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen e 25-të Eros Grezda”, teksa e bën futbollistin 2 vite më të madh. Nuk ka vonuar shumë dhe FSHF e ka korrigjuar moshën e futbollistit të Kombëtares, por kjo nuk shpëtoi pa u vënë re.

Grezda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"