FOTO / Gabimi në Europë, gjest i rrallë i ultrasve të Lacios në mbështetje të Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:31

FOTO / Gabimi në Europë, gjest i rrallë i ultrasve të Lacios në mbështetje të Strakoshës

Gabimi i Thomas Strakoshës në ndeshjen e Ligës së Europës, e ka kthyer portierin shqiptar ndër emrat më të lakuar në Itali. Por nëse për golin që solli humbjen ndaj Gallatasarajit ka pasur kritika nga specialistët, tifozët e Lacios nuk e kanë vënë në diskutim portierin shqiptar.

strakosha i merzitur

 

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fjalët në mbështetje të tij dhe sot, para sfidës ndaj Kaljarit, ata e kanë treguar mbështetjen edhe në tribuna. Në tribunën veriore, ku rrinë zakonisht grupimet  e ultrasve, është shfaqur një parullë e madhe që i kushtohej pikërisht portierit shqiptar.

strakosha

“Mos e vrit mendjen për ta por shih dhe bëj pritje. Para Strakosha”, shkruhej në parullën që tifozët vendosën të hapnin para sfidës, si sinjal mbështetje për portierin i cili ishte shpesh heroi i skuadrës në të kaluarën por tani ka përfunduar zgjedhje e dytë pas Pepe Reinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"