FOTO/ Futbolli në zi, ja mesazhet e lojtarëve shqiptarë për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:44

FOTO/ Futbolli në zi, ja mesazhet e lojtarëve shqiptarë për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares

Lajmi i ndarjes nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali preku botën e sportit shqiptar dhe jo vetëm. Masazhatori i Shqipërisë, ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e virusit të tmerrshëm COVID-19, nga ku prej ditësh ishte i intubuar.

ylli mihali

Mihali u prek nga Koronavirusi përpara ndeshjes ku Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 5-0 ndaj San Marionos në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Të menjëhershme kanë qenë mesazhet ngushëlluese për të dhe familjen e tij, nga shumë lojtarë shqiptarë që e kanë njohur nga pranë si në klubet respektive po ashtu edhe në ekipin e parë Kombëtar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nëpërmjet një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes, duke thënë se Mihali do të jetë mbetet gjithmonë në zemër: “Ngushëllime familjes, do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona!”.

Mesazhi tjetër vjen nga sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj i cili i ka kushtuar një mesazh tepër prekës duke thënë se është e pabesueshme dhe se ishte një mik i dashur dhe një profesionist i shkëlqyer:

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ylli Mihalit. Më duket ende e pabesueshme dhe të gjithë ne nuk mund ta pranojmë humbjen e hershme dhe të padrejtë të tij. Ai ishte një mik i dashur dhe një profesionist i shkëlqyer që ka lënë vetëm mirësi në zemrat tona dhe kudo që ka shkelur. Zoti ua lehtësohtë dhimbjen familjes së tij. T’iu ketë lënë jetë… u prehsh në paqe Ylli!”, ishte mesazhi i Rei Manajt.

JA MESAZHET E LOJTARËVE SHQIPTARË –

1

2

3

4

5

6

7

8

10

11

12

13

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"