FOTO/ Futbolli kroat gati të nisë nën kontrolle të rrepta, futbollisti shqiptar kryen testet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 18:44

FOTO/ Futbolli kroat gati të nisë nën kontrolle të rrepta, futbollisti shqiptar kryen testet

Edhe në Kroaci po përgatiten për të nisur aktivitetet futbollistike, teksa në datën 30 maj do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ndërsa në datën 6 qershor do të zhvillohen takimet e para të pjesës së mbetur të sezonit.
kroaci
Skuadra e Hajduk Splitit, ku luan mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli i është nënshtruar kontrolleve të rrepta mjekësore. Ditën e sotme, mjeku Ante Uriç ka marrë tamponë nga sekrecionet e hundëve të lojtarëve dhe të stafit teknik për të analizuar në mënyrë të vazhdueshme gjendjen shëndetësore të tyre.

ismajli
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"