FOTO/ Fusha e Luftëtarit e dënuar, shikoni ku e ndoqën ndeshjen tifozët gjirokastritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 16:56

FOTO/ Fusha e Luftëtarit e dënuar, shikoni ku e ndoqën ndeshjen tifozët gjirokastritë

Luftëtari u mposht nga Laçi me rezultatin 0-1 në sfidën e ditës së sotme e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Kjo përballje u zhvillua pa praninë e tifozëve, për shkak se fusha e bluzinjve është e dënuar.

Tifozet

Kësisoj, tifozët gjirokastritë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen nga jashtë rrethimit të stadiumit, në pjesë. Një numër i konsideruar njerëzish kanë zgjedhur një pozicion jashtë stadiumit që të ofron mundësinë për ta ndjekur ndeshjen. Tarracat e banesave pranë stadiumit kanë qenë gjithashtu të mbushura me tifozë, gjithsesi skuadra nuk ka arritur t’i bëjë të lumtur ata.

45345736_2196482774007917_8968971473121181696_n

Kujtojmë që në tribunën qendrore kanë qenë të pranishëm vetëm 20 vetë, ashtu siç e lejon rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"