FOTO/ “FSHF-ja është koronavirus”, tifozët e skuadrës shqiptare protestojnë me maska në ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 21:55

FOTO/ “FSHF-ja është koronavirus”, tifozët e skuadrës shqiptare protestojnë me maska në ndeshje

Tifozët e Tërbunit sulmuan ashpër FSHF-në gjatë sfidës së javës së 18-ë të Kategorisë së Parë, grupi A kundër Burrelit, e cila përfundoi në barazim 1-1.

71310671_2548207815237387_4206425883767996416_n

Një grup i tifozëve pukjanë shpalosën banderolën “FSHF është koronavirus!” si dhe duke mbajtur maska mbrojtëse në shenjë proteste ndaj penalizimit të dy futbollistëve të skuadrës së tyre Rigers Dushku dhe Serdar Zagani me 4 ndeshje pezullim.

Pakënaqësia ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës së FSHF-së është shfaqur në mënyrën më të hapur nga tifozët e Tërbunit.

87837771_2262829360486478_2715321536197165056_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"