FOTO/ FSHF i mbylli stadiumin, Egnatia reagon si… ultrasit e Interit: Është një m** i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 19:31

FOTO/ FSHF i mbylli stadiumin, Egnatia reagon si… ultrasit e Interit: Është një m** i madh

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur që Egnatia të luajë të gjitha ndeshjet pa tifozë në vijimin e këtij sezoni për shkak të ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen ndaj Teutës ku u godit gjyqtari i katërt dhe u ndërpre sfida për shumë minuta. Një vendim që ka sjellë pakënaqësi te rreogozhinasit, me klubin që ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale si… ultrasit e Interit.

ffgfdgddfdg

Në faqen në Facebook, klubi rrogozhinas ka postuar në gjuhën angleze një pjesë të librit “Fabrika e futbollit” të Xhon King që ka marrë shumë famë mes grupimeve ultras.

“Futbolli është një histori pasioni nga fansat dhe do të jetë gjithmonë i tillë.

Pa pasion, futbolli është i vdekur. Vetëm 22 burra që vrapojnë në një fushë dhe shkelmojnë një top. Një m** i madh.

Është tifozeria që e bën futbollin një gjë të rëndësishme”, është fraza e njohur nga ky libër.

Një frazë e cila mori famë shumë vite më parë, kur tifozët e Interit e shpalosën në një parullë gjigande në “San Siro” duke protestuar kundër mënyrës se si trajtoheshin dhe se i jepej prioritet më shumë kërkesave të televizioneve sesa të tifozëve.

sdsdasdsdassad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"