FOTO/ Frymëmarrje për Gegën, Partizanit i rikthehet sulmuesi brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 11:02

FOTO/ Frymëmarrje për Gegën, Partizanit i rikthehet sulmuesi brazilian

Në vigjilje të sfidës me Kamzës, në shtëpinë e Partizanit vjen një lajm i mirë, që mund të gëzojë trajnerin Gega. Lukas Kardozo, i cili ndodhej në Brazil për riaftësimin nga dëmtimi që pësoi vjet në fund të sezonit, po rikthehet drejt Shqipërisë.

kardozo

Në një foto të postuar nga vetë Kardozo në Instagram, ai gjendet në avion, duke udhëtuar nga Brazili drejt Turqisë, e më pas me destinacion Shqipërinë. 24-vjeçari luajti 11 takime vjet me Partizanin, ku shënoi edhe 3 gola.

39948248_528337067587922_3034865449457156096_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"