FOTO / Formula 1 e përjashtoi për lidhje të ngushta me Putin, policia konfiskon vilën prej 100 milionë eurosh të pilotit rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2022 | 17:30

FOTO / Formula 1 e përjashtoi për lidhje të ngushta me Putin, policia konfiskon vilën prej 100 milionë eurosh të pilotit rus

Ky nuk është një vit për t’u kujtuar për pilotin rus të Formula 1, Nikita Mazepin dhe fajin për gjithçka e ka Vladimir Putin. Piloti rus u përjashtua nga garat e Formula 1 dhe skuadra Haas pas pushtimit rus të Ukrainës duke mos mundur të marrë pjesë në gara, ndërsa tani sheh edhe që policia italiane t’i konfiskojë një vilë luksoze në bregdetin e Sardenjës për lidhjet e familjes së tij me presidentin rus.

mazepin

Babai i Mazepin, Dmitri, është pronari i kompanisë “Uralkali” dhe një nga oligarkët e dënuar nga Bashkimi Europian për lidhjet e ngushta me Putin, ndaj pasuritë e tij në të gjitha vendet e BE janë bllokuar. Pjesë e tyre është edhe vila që kushton rreth 100 milionë euro në Kosta Smeralda, në Sardenjë.

dfgfdgggg

E ndërtuar në faqen e një shkëmbi dhe me një pishinë gjigande, sigurisht me pamje nga deti, vila ku Nikita Mazepin kalonte një pjesë të madhe të kohës, ishte në pronësi të disa kompanish guaskë në parajsat fiskale, por është zbuluar se pas tyre qëndronte pikërisht familja Mazepin.

3,w=993,q=high,c=0.bild

Kështu, policia italiane ka zbarkuar në Sardenjë dhe ka vendosur në sekuestro këtë vilë luksoze, duke i hequr kështu edhe ish-pilotit të Formula 1 një mundësi argëtimi tani që nuk ka garat.

mazepin 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"