FOTO/ Flamurtari e ka me gjyqtarët, vlonjatët ironizojnë Blerim Zirin pas humbjes me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 21:11

FOTO/ Flamurtari e ka me gjyqtarët, vlonjatët ironizojnë Blerim Zirin pas humbjes me Bylisin

Flamurtari ia faturon humbjen e radhës në kampionat “bluzave të zeza”.
bandicam 2020-07-10 18-24-16-697

Pas humbjes në sekondat e fundit në shtëpi kundër Bylisit 2-3, klubi kuqezi shënjestroi gjyqtarin kryesor Blerim Zirin si fajtor për këtë rezultat.

Në një mesazh në faqen zyrtare në “Instagram”, Flamurtari ironizon gjyqtarin Ziri duke e konsideruar si “krenarinë e Ballshit”.

Revolta e Flamurtarit lidhet me minutën e 61-ë të takimit kur Majkëll Peçi fiton penallti për Bylisin. Vlonjatët e protestuan vendimin e gjyqtarit Ziri duke pretenduar se futbollisti i tyre ka ndërhyrë saktë ndaj lojtarit të Bylisit.

Prej javësh, Flamurtari pretendon se arbitrat po i dëmtojnë me penalltitë në favor të kundërshtarëve, pasi kuqezinjtë kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë.


View this post on Instagram

Blerim Ziri , krenaria e qytetit te Ballshit ???

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"