FOTO/ Fituan, por anglezët e kanë inatin me VAR-in dhe arbitrin: Po ne pse nuk marrim penallti?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 23:05

FOTO/ Fituan, por anglezët e kanë inatin me VAR-in dhe arbitrin: Po ne pse nuk marrim penallti?

Anglia fitoi ndaj Tunizisë, por në gadishullin britanik e kanë inatin me VAR-in. Mediat dhe tifozët atje, kanë pretendime për 2 penallti, të cilat sipas tyre nuk janë akorduar me teknologji.

NINTCHDBPICT000414353868

Në rastin e parë, Kejn në minutën e 40-të, kapet brenda zonës, por arbitri nuk akordoi asgjë, dhe pa u konsultuar me VAR-in. Gjithashtu, anglezët pretendojnë edhe për një rast tjetër, po me Kejn protagonist, në minutën e 51-të.

NINTCHDBPICT000414353936

Ata gjithashtu, ankohen se për një goditje me bërryl të Uoker ndaj sulmuesit tunizian, arbitri akordoi menjëherë penallti pa u menduar shumë, madje pa u konsultuar fare me teknologjinë VAR.

NINTCHDBPICT000414348178

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"