FOTO / Fitorja e jashtëzakonshme me KO, shihni ku renditet tani Florian Marku në klasifikimin botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2022 | 0:08

FOTO / Fitorja e jashtëzakonshme me KO, shihni ku renditet tani Florian Marku në klasifikimin botëror

Fitorja e 11 në karrierën e Florian Markut, ajo ndaj uellsianit Kris Xhenkins, ka ndihmuar boksierin shqiptar që të ngjitë shkallë të rëndësishme në klasifikimin botëror të peshës velter.

marku1

Boksieri i lindur në Lushnjë, vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare edhe pse ka pak vite mes profesionistëve dhe falë fitoreve të njëpasnjëshme, ka bërë emër kudo, duke ngjitur shkallë të rëndësishme në klasifikimin botëror.

Para ndeshjes ndaj Xhenkins, Marku renditej nga portali i njohur “Boxrec” në vendin e 73-të në botë në kombinimin e të gjitha federatave sa i përket peshës velter. Me këtë sukses ndaj uellsianit, i cili shihej si kundërshtari më i vështirë me të cilin Marku është ndeshur, ngjitja ka qenë e menjëhershme pasi tani ai është i 48-i në renditjen botërore për këtë peshë. Kështu, ai ka filluar t’i emrave të mëdhenj që kërkon të sfidojë në të ardhmen për breza më të rëndësishëm ndërkombëtarë apo prestigj si Amir Khan, Konor Ben apo Kelli Bruk, të cilët janë mes 20 më të mirëve të kësaj peshe.

marku boxrec

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE

VIDEO / Spektakël i Florian Markut, fitore me KO që në raundin e katërt

“Tregova që nuk kam ardhur me fat këtu”, Florian Marku nuk përmbahet pas suksesit: Më jepni Amir Khan ta thyej. Më parë më evitonin, ndërsa tani…

VIDEO / “Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, Marku e nis në shqip intervistën në TV britanik pas fitores

Mbrojtja e brezit të IBF, Presidenti Meta përgëzon Florian Markun: Urime kampion!

VIDEO / Gati për mbrojtjen e brezit, ja çfarë muzike dëgjon Florian Marku teksa përgatitet për duelin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"