FOTO/ Fitorja e Flamurtarit në Kupë të bënte milioner, shikoni si kuotohej në baste ndeshja me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:39

FOTO/ Fitorja e Flamurtarit në Kupë të bënte milioner, shikoni si kuotohej në baste ndeshja me Kastriotin

Të fitojë Flamurtari kundër Kastriotit në një ndeshje në Kupë është gjëja më normale. Në Kupë apo kampionat qoftë. Sepse Flamurtari është një klub me traditë dhe një emër i madh i futbollit shqiptar.

FLAMURTARI KASTRIOTI 1

Mirëpo përbën lajm kur ai militon në Kategorinë e Dytë dhe eliminon nga Kupa krutanët duke i mundur 4-2, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0. Madje fitorja e vlonjatëve ka nxjerrë blof edhe kompanitë e basteve jashtë Shqipërisë (sepse këtu nuk lejohen më baste), të cilat e konsideronin thuajse formalitet fitoren e Kastriotit, duke e kuotuar me koeficientin 1,25.

flamurtari (1)

bastet

Mirëpo ja që ka edhe surpriza dhe lum ata bastexhinj që kanë besuar te fitorja e Flamurtarit, sepse koeficienti ka qenë 8.9. Barazimi për këtë ndeshje ishte kuotuar me koeficientin 5.05.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"