FOTO/ Festimi me shqiponjë, serbët tërbohen edhe nga Mustafi, ende pa harruar “provokacijan” në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:41

FOTO/ Festimi me shqiponjë, serbët tërbohen edhe nga Mustafi, ende pa harruar “provokacijan” në Botëror

Shkodran Mustafi, e festoi me shqiponjë golin ditën e sotme, në ndeshjen mes Arsenalit dhe Kardifit, edhe pas asistit që i dha nga goditja e këndit, lojtari tjetër me origjinë shqiptare i “topçinjve”, Granit Xhaka.

mustafi

Ky gjest duket se ua ka kujtuar mediave serbe hidhërimin dhe tërbimin që e përjetuan nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët golat e shënuar në fitoren e Zvicrës i festuan duke e bërë pikërisht shqiponjën dykrenare – atë që ndodhet në flamurin kombëtar shqiptar – këtë verë në Kupën e Botës në Rusi.

Tabloidi serb “Kurir” e ka quajtur skandal dhe provokim festimin e Shkodranit, duke shkruar se shqiptari e bëri atë që dy shqiptarët tjerë e bënë dikur kundër Serbisë.

screenshot-2_1535910793-4625390

screenshot-1_1535910820-2566376

screenshot-3_1535910819-1625092

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"