FOTO / Festimi më origjinal për Champions-in e 12, portieri i Realit ngriti lart tabelën elektronike të gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 18:56

FOTO / Festimi më origjinal për Champions-in e 12, portieri i Realit ngriti lart tabelën elektronike të gjyqtarit

Reali i Madridit fitoi dje në Kardif trofeun e 12 të Ligës së Kampioneve pasi mposhti me rezultatin 1-4 në finale Juventusin. Festimet e futbollistëve madrilenë ishin të formave të ndryshme, por ai që zgjodhi mënyrën më origjinale ishte portieri i dytë, Kiko Kasija.

kasija

Ai e filloi festën që në minutat e fundit para përfundimit të ndeshjes, teksa mori tabelën elektronike të gjyqtarit të katërt, shënoi numrin 12 në ekran dhe e ngriti lart për të treguar triumfin e 12 të Realit në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë. Këto pamje u kapën nga kamerat televizive dhe u përhapën me shpejtësi në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"