Foto / Festimi i çmendur i lojtarit te Besnik Hasit tërbon grekët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 20:26

Foto / Festimi i çmendur i lojtarit te Besnik Hasit tërbon grekët!

Felipe Pardo ishte nota e vetme pozitive në mbrëmjen e djeshme për Olimpiakosin, që u mund në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi kolumbian, i futur në fushë në fundin e ndeshjes, realizoi dy gola për të bërë pak më të pranueshme disfatën përballë Sportingut të Lisbonës me shifrat 3-2.

4226126

Vetë lojtari ka festuar si i çmendur golat që ka shënuar, sidomos të dytin në shtesën e ndeshjes, që u dha për pak çaste grekëve shpresën e një barazimi të arritshëm. Fotot në vijim tregojnë më së miri mënyrën e çuditshme me të cilën festoi futbollisti. Pamjet kanë bërë sot xhiro në të gjitha portalet greke të cilat e kanë cilësuat veprimin si të ekzagjeruar duke marrë në konsideratë faktin se Olimpiakosi ishte gjithsesi në humbje në ato momente.

4226160

4226159

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"