FOTO/ Fanelat e sezonit të ri, Dinamo marrëveshje me kompaninë që bashkëpunon me kombëtaren tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 15:09

FOTO/ Fanelat e sezonit të ri, Dinamo marrëveshje me kompaninë që bashkëpunon me kombëtaren tonë

Dinamo firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me firmën e veshjeve sportive “Macron”, e cila garanton veshjen dhe të lojtarëve te kombëtarja e Shqipërisë.
119232031_10164308349355416_2196393372165657359_o

Në të njëjtën, 18-herë kampionët e vendit zbuluan në faqen zyrtare fanelën e parë dhe të dytë të sezonit 2020-2021.

“Blutë” premtojnë se këtë sezon do të realizojnë rikthimin në Kategorinë Superiore, ku mungojnë prej 8 vitesh.

Njoftimi i Dinamos

FK Dinamo vishet me “Macron”.

18 herë kampionët e vendit kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin zyrtar në Tiranë të veshjeve sportive.
Që prej sezonit 2020-2021, blutë do të prezantohen me një imazh ndryshe në fushën e lojës.
Kujtojmë se kompania italiane “Macron” prej disa vitesh ka një bashkëpunim të suksesshëm edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Fanellat e reja të Dinamos, shumë shpejt do të jenë edhe në shitje për tifozët blu, pranë dyqaneve “Macron” në stadiumin “Air Albania” dhe “Ring Center”.

dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"