FOTO/ “Është ende futbollisti ynë”, Greca “demaskon”Gjilanin, tregon dokumentin e mbylljes së bashkëpunimit me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 17:28

FOTO/ “Është ende futbollisti ynë”, Greca “demaskon”Gjilanin, tregon dokumentin e mbylljes së bashkëpunimit me ta

Bedri Greca këmbëngul se nuk është më futbollist i Gjilanit edhe në rrugë zyrtare.

Greca

Ish-lojtari i Tiranës dhe Kukësit publikoi për median “Insporti” dokumentin ku drejtori i klubit të Gjilanit Sevdail Robeli ka firmosur mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin nga Tirana.

1111111

22222222
Po për këtë media, 29-vjeçari shton se kjo çështje tashmë i ka kaluar organeve të drejtësisë sportive në Federatën e Kosovës.

“Sa i përket komunikatës së klubit se unë ende jam pjesë e tij, unë po ju tregoj shkresën që klubi e ka sjellë në adresën time përmes postës. Elektronike. Unë flas me argumente dhe me fakte. Ky dokument është me firmë dhe me vulë nga klubi, prishën kontratën pa dëshirën time, më vendosën gjoba pa ndonjë arsye. Me këtë çështje do të merret avokati im. Çfarë kërkojnë tani ata, kur klubi i Gjilanit më prishi kontratën, tani më thoni kush po thotë të pa vërteta”, bën me dije Greca.

Përkeqësimi i raporteve me trajnerin e Gjilanit Gentian Mezani e shtyu lojtarin të largohej pas 6 muajsh. Ditën e djeshme, Gjilani bëri me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare se Greca është futbollist i “Skifterave” deri në fund të sezonit dhe për çdo thyerje ligjore do të përballet me FFK-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"