FOTO/ Eriksen pranë Premier Ligës, zbret në stërvitje me ish-ekipin e tij për të qenë gati për rikthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 16:08

FOTO/ Eriksen pranë Premier Ligës, zbret në stërvitje me ish-ekipin e tij për të qenë gati për rikthimin

Ish-mesfushori i Interit, Kristian Eriksen, është gjithnjë e më pranë nënshkrimit me klubin anglez Brentford. Ky lajm duket se e ka bërë të lumtur danezin, i cili po i kthehet punës për të lënë pas atë që ndodhi në EURO 2020.

eriksen

Ish-klubi i tij, Ajaksi Amsterdamit, i ka hapur dyert mesfushorit për t’u stërvitur me ekipin e të rinjve, që të jetë sa më në formë për rikthimin e tij të madh në futboll.

“Legjendat janë gjithmonë të mirëpritur. Kristian Eriksen po stërvitet me të Jong Ajaks këtë javë. Danezi po punon që të jetë në formë deri sa të gjejë një ekip të ri” shkruan Ajaks në faqen zyrtare të saj në Twitter.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"