FOTO/ Ende sezoni nuk ka rinisur, zbulohet fanela e Realit për edicionin 2020-2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 19:58

FOTO/ Ende sezoni nuk ka rinisur, zbulohet fanela e Realit për edicionin 2020-2021

Edhe pse Real Madridi nuk e ka prezantuar uniformën e saj zyrtare për sezonin e ardhshëm, në rrjetet sociale është publikuar së fundmi fanela e madrilenëve me të cilën do të luajnë sezonin e ri.
Reali
Uebsajti i famshëm “Footy Headlines”, i cili zbulon fanelat e klubeve të ndryshme në mbarë botën, publikoi fanelën për edicionin 2020-2021 të 13-herë kampionëve të Europës.

Sponsori kryesor i Realit mbetet kompania e fluturimeve “Fly Emirates”, por në fanelë do të shkruhet slogani “Fly Better”. Për sa i përket dizajnit të fanelës, mëngët do të rrethohen nga një shirit ngjyrë rozë e mbuluar me pulla të zeza.

Mbetet për t’u parë se si do ta presin këtë fanelë tifozët madrilenë.

fanela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"