FOTO/ Elseid Hysaj dhe Napoli “stërviten” me pica dhe ëmbëlsira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 21:02

FOTO/ Elseid Hysaj dhe Napoli “stërviten” me pica dhe ëmbëlsira

Kryesimi në Serinë A i ka bërë edhe më të bashkuar futbollistët e Napolit me njëri-tjetrin. Në pritje të fundjavës, skuadra ka vendosur që të martën të darkojë së bashku, në një nga piceritë më të famshme të qytetit.

napolii

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka qenë gjatë gjithë kohës në humor dhe ka bërë shpesh shaka me shokët e tij, ndërsa kanë shijuar picat gjigante dhe fantastike napolitane, por në fund, e kanë mbyllur gjithashtu me një tortë të përmasave të mëdha.

napoli

Duket qartë që Napoli dhe Hysaj kanë uri, jo vetëm brenda, por edhe jashtë fushe.

napoli pica

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"