FOTO/ Eliminuan Partizanin në Kupën e Shqipërisë, shikoni festën e veçantë të Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 0:03

FOTO/ Eliminuan Partizanin në Kupën e Shqipërisë, shikoni festën e veçantë të Besëlidhjes

Çdo tifoz i Partizanit kur pa që shorti i Kupës i vendosi përballë Besëlidhjes, është shfaqur i lumtur për shortin e lehtë, madje ka pasur edhe nga ata që kanë thënë se duhet të luhet me formacionin e dytë në ndeshjen me lezhjanët.Beselidhja foli i dyte

Megjithatë çdo gjë doli jashtë pritshmërive, teksa Besëlidhja ia doli të eliminojë nga Kupa, pikërisht kampionët e Shqipërisë.

Pavarësisht humbjes me rezultatin 3-1 ditën e sotme, Besëlidhja ia doli të kalojë në raundin tjetër, falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

Gëzimi te lojtarët e skuadrës që drejtohet nga Plori ka qenë shumë i madh pas kualifikimit, teksa kanë festuar në maksimum për këtë.
BESELIDHJA

Në një foto nga dhoma e zhveshjes të Besëlidhjes, shihen të gjithë teksa tregojnë me gisht për të heshtur kritikët dhe të gjithë ata që nuk besuan te kualifikimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"