Foto ekskluzive- Video/Horror në Peshkopi, ja si u dhunuan lojtarët e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2016 | 23:00

Foto ekskluzive- Video/Horror në Peshkopi, ja si u dhunuan lojtarët e Kastriotit


Sherri, ja si u sulmuan lojtaret e Kastriotit by gazeta-panorama
UPDATE/ FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e Kastriotit pas një ore e gjysmë ngujimi brenda.

Pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve të ekipit krutan, uniformat blu nuk kanë arritur të ndalojnë civilët vendas që gjuanin ndaj lojtarëve miq, është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Të cilët kanë marrë përsipër menaxhimin e situatës.

Erlind Korreshi, mesfushori lushnjar i Kastriotit, i dhunuar në Peshkopi pas ndeshjes.

Erlind Korreshi, mesfushori lushnjar i Kastriotit, i dhunuar në Peshkopi pas ndeshjes.

Dhuna masive pas ndeshjes Pogradeci-Luftëtari nuk ka mjaftuar, pasi Kategoria e Parë dje ka degraduar. dhunaaa peshkopiNga informacionet më të fundit të gazetës, menjëherë pas ndeshjes në Peshkopi, lojtarët e Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendës. dhuna kastrioati korabiNë hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjestarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.korabi dhuna Një dhunë e paparecedentë dhe të mendosh që tifozëria vendëse duhet të ishte në festë për këtë fitore.

 

Kronologjia 

18:50 Arbitri kryesor, Enea Jorgji, vërshëllen për përfundimin e ndeshjes Korabi-Kastrioti. Rreth dy mijë tifozë vendës hyjnë në fushë për të nisur festën.

18:52 Shumë prej tifozëve dibranë kanë qëllime të tjera në kokë. Ata nisin të sulmojnë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Kastriotit.

18:55 Një pjesë e futbollistëve miq vrapojnë drejt një ngushtice ngjitur me dhomat e zhveshjes dhe aty sulmohen me shkopinj, çadra dhe leva nga vendësit. Pas shumë përpjekjesh, forcat e rendit, që ishin të pakta në numër, bëjnë të mundur të largojnë tifozët.

18:57 Miqtë hyjnë në dhomat e zhveshjes dhe aty qëndrojnë të ngujuar për rreth dy orë.

20:50 Skuadra mike del nga stadiumi dhe niset drejt Krujës në shoqërinë e forcave të shumta policore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"