Foto ekskluzive/ Teuta prezanton një sulmues nga Mozambiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2016 | 17:10

Foto ekskluzive/ Teuta prezanton një sulmues nga Mozambiku

Faisal Bangal është sulmuesi më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka prezantuar sot pasdite 21-vjeçarin nga Mozambiku, i cili është formuar si futbollist tek Atalanta.

Faisal Bangal

Faisal Bangal dhe Eduard Salillari

Karriera e tij ka nisur te bergamaskët, por pa mundur të debutoj.

Gjithsesi, Bangal e ka nisur nga Seria C, ku është aktivizuar për Askolin, e më pas për San Marino Calcio dhe së fundmi Tutokuio në kampionatin e Lega Pro italiane.

Sulmuesi ka të dhëna premtuese dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për durrsakët.

Bashkë me shefin e klubit durrsak, Eduard Salillari, Bangal ka pozuar për “Panorama Sport” menjëherë pas hedhjes së firmës mbi kontratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"