Foto ekskluzive/ Skandali te moshat, shikoni grushtet në derbin Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 13:36

Foto ekskluzive/ Skandali te moshat, shikoni grushtet në derbin Tirana-Partizani

Pak minuta më parë është luajtur në “Skënder Halili” ndeshja e moshave e vlefshme për kampionatin U-17 mes Tiranës dhe Partizanit. Takimi ka degjeneruar në grushta dhe shkelma mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në fushë janë futur edhe prindër të futbollistëve.

logo1

Arbitri ka ndërprerë lojën për 10 minuta dhe pas ndërhyrjes së forcave të rendit loja ka rifilluar normalisht dhe derbi U-17 është mbyllur në shifrat 1-1.  Të dyja golat u shënuan në minutat e fundit nga Gjumsi për Tiranën dhe Karati për Partizanin. Arbitri ndëshkoi 4 lojtarë me karton të kuq, nga 2 për secilën skuadër. “Panorama Sport” do t’iu sjell në vijim edhe foto ekskluzive nga sherri.

logo2

logo3

47576037_2222980064627760_6751351631947759616_n

logo4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"