FOTO EKSKLUZIVE/ Rrogat e pa marra, ja si lojtarët e Skënderbeut braktisën stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 22:58


FOTO EKSKLUZIVE/ Rrogat e pa marra, ja si lojtarët e Skënderbeut braktisën stërvitjen

Futbollistët e Skënderbeut bojkotuan seancën stërvitore të ditës së sotme në shënjë revolte për rrogat e pa marra.

Skenderbeu bojkoti logo

Bardhekuqtë shkuan në ambientet e stadiumit me shpresën se do të merrnin rrogat, por kjo gjë nuk ndodhi, teksa vendosët që të merrnin sërish çantat dhe të largoheshin duke bojkotuar stërvitjen.

Futbollistët ia komunikuan vendimin trajnerit Daja, i cili u mundua t’i qetësojë, për ata kanë qenë të vendosur duke mos dalë në fushë.

Futbollistet e Skenderbeut bojkotojne stervitjen2 logo

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa foto ekskluzive në momentin që lojtarët e Skënderbeut largohen duke braktisur stërvitjen.

Futbollistet e Skenderbeut bojkotojne stervitjen logo

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com