FOTO EKSKLUZIVE/ Partizani shkëlqeu në Laç, por ja çfarë i ndodhi rrugës për Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 23:56

FOTO EKSKLUZIVE/ Partizani shkëlqeu në Laç, por ja çfarë i ndodhi rrugës për Tiranë

Partizani ia doli të fitonte në një transfertë të vështirë në këtë javë të Kategorisë Superiore, si ajo e fushës së Laçit, me rezultatin e pastër 0-3. Por, edhe pasi mori 3 pikët, ekipit të kuq, nuk i ka shkuar çdo gjë si duhet.

partizani policia

Gjatë kthimit për në Tiranë, autobusi i ekipit ka pasur një përplasje të lehtë me një makinë në rrugë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në rrugë, deri sa ka ardhur edhe policia e shtetit. Edhe qarkullimi i automjeteve të tjera është bllokuar, deri sa është zgjidhur kjo çështje, edhe pse mes autobusit dhe makinës ka pasur vetëm një fërkim të lehtë, pa dëme të tjera. Kjo ngjarje ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit.

partizani polici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"